Sërish numër i madh aksidentesh në Kosovë, 74 vetëm për 24 orë

Kronikë e zezë

Sërish numër i madh aksidentesh në Kosovë, 74 vetëm për 24 orë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Numri i aksidenteve në Kosovë po vazhdon të shënoj rritje. Vetëm për 24 orë në Kosovë janë shkaktuar 74 aksidente.

Në raportin e Policisë së Kosovës, tregohet se 54 aksidente janë cilësuar si aksident trafiku me dëme materale.

Ndërkaq, vetëm në 24 orëshin e fundit janë shkaktuar 20 aksidente trafiku që si pasojë kanë mbetur persona të lënduar.

Në vazhdën e aksidenteve, policia ka shqiptuar edhe një numër të lartë tiketash, gjithsej 1855. Në anën tjetër, u bë e ditur se 23 persona janë arrestuar dhe 18 persona janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat