Kanoset një grua në Prishtinë nga një person që kishte pasur kontakte në rrjetet sociale

Kronikë e zezë

Kanoset një grua në Prishtinë nga një person që kishte pasur kontakte në rrjetet sociale

Më: 19 prill 2023 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë për kanosje ndaj një gruaje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, të martën në ora 01:16.

Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte pasur kontakte të mëhershme përmes rrjetit social Facebook”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat