Djali përdorues i drogës kërcënon babain në Dragash, përfundon në ndalim

Kronikë e zezë

Djali përdorues i drogës kërcënon babain në Dragash, përfundon në ndalim

Më: 16 prill 2023 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Dragash, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Mësohet se viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti me të birin, 22-vjeçari e ka kërcënuar, duke i shkaktuar frikë e shqetësim të madh.

Burimet thonë se çka e bën edhe më shqetësues këtë rast është se i dyshuari është përdorues i substancave narkotike, si dhe përsëritës i veprave të ndryshme penale.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat