Burri në Viti ushtron dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ajo e denoncon në Polici

Kronikë e zezë

Burri në Viti ushtron dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ajo e denoncon në Polici

Më: 9 prill 2023 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze.

Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe një çift nga fshati Vërban i Vitisë, pasi një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet kanë bërë me dije se gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku pas një konflikti verbal, 54-vjeçari dyshohet se ka eskaluar në dhunë, duke sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

46-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka denoncuar rastin në Polici.

Njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat