Nëna në Gjilan në hall me djalin e saj, i riu e kërcënon në stacion policor: Nëse më lironi do ta sulmoj sërish

Kronikë e zezë

Nëna në Gjilan në hall me djalin e saj, i riu e kërcënon në stacion policor: Nëse më lironi do ta sulmoj sërish

Më: 6 prill 2023 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Kështu ka ndodhur dje në një familje në Gjilan, ku një 22-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij 52-vjeçare.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se nëna ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke thënë se i biri po shkakton zhurmë dhe po gjuan gjësende në drejtim të saj.

Si rezultat i denoncimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka deklaruar se nëse e lirojnë, do ta sulmojë sërish nënën e tij.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat