Një femër nga Mitrovica tentoi të vetëvritej duke përdorur medikamente, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Një femër nga Mitrovica tentoi të vetëvritej duke përdorur medikamente, policia jep detaje

Më: 2 prill 2023 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Një femër në Mitrovicë ka tentuar t’i jap fund jetës duke përdorur sasi të tepruar të ilaçeve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur se e njëjta ka kërkuar tretman mjekësor.

Zahiti tutje ka njoftuar se prokurori hetues ka nisur hetimet në drejtim të veprës penale “vetëvrasje në tentativë”.

“Në orët e paradites së sotme është raportuar se si pasoj përdorimit të tepërt të medikamenteve tretman mjekësor ka kërkuar viktima femër kosovare. Me autorizim të prokurorit hetuesit policor kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale "vetëvrasje në tentativë."- ka njoftuar Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat