Po trajtohej në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore, vdes i burgosuri

Kronikë e zezë

Po trajtohej në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore, vdes i burgosuri

Më: 4 mars 2023 Në ora: 08:21
QKUK

Një i burgosur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka vdekur mbrëmë.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“QKUK- Prishtinë 03.03.2023-18:45. Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull  kosovar.

Viktima ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës dhe për shkak të problemeve shëndetësore ishte duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat