Një shtëpi në fshatin Dragobil të Malishevës, pronari i të cilës jeton jashtë shtetit, është përfshirë nga zjarri.
Sipas Policisë së Kosovës, përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.
Rasti vazhdon të hetohet.
“Fsh. Dragobil, Malishevë 26.02.2023 – 18:54. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri çatia e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar i cili jeton jashtë shtetit. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatën e Policisë.