Në mesin e të lënduarve në aksidentin në Kamenicë, dyshohet se është edhe një foshnjë 6-muajshe

Kronikë e zezë

Në mesin e të lënduarve në aksidentin në Kamenicë, dyshohet se është edhe një foshnjë 6-muajshe

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ndodhi sot rreth orës 10:40 në fshatin Hodonovc të komunës së Kamenicës.

Rastin e ka konfirmuar Valon Osmani nga Policia e Rajonit të Gjilanit.

Sipas Osmanit, personi që ka mbetur i vdekur është i moshës rreth 33-vjeçare.

"Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore. Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33 vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmani.

Sipas tij, tre personat e lënduar janë duke marrë trajtim në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Ndërkohë mësohet se në mesin e personave të lënduar është edhe një foshnjë 6-muajshe.

“Shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat