Prizren, dyshohet për deponim të pareve të falsifikuara

Kronikë e zezë

Prizren, dyshohet për deponim të pareve të falsifikuara

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Në Prizren për gati 4 muaj në një bankë dyshohet se në dy bankomat janë deponuar para të falsifikuara.

Zyrtari i bankës ishte ai i cili ka njoftuar policinë e Kosovës.

Rasti është cilësuar si ‘Falsifikim i Parasë’, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

“Prizren 09.11.2022-14.02.2023 – 15:36-13:13. Ankuesi mashkull  kosovar zyrtar i bankës, ka raportuar se në intervalin e lartcekur kohor në dy bankomat  janë deponuar para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.  Të gjitha monedhat dhe kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat