Një e moshuar serbe gjendet e vdekur në lumin Ibër, në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Një e moshuar serbe gjendet e vdekur në lumin Ibër, në Zubin Potok

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Një grua serbe e moshës mbi 80-vjeçe, është gjetur sot pa shenja jete në lumin Ibër, në Zubin Potok.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, i cili tregoi se mbrëmë familjarët e saj e paraqitën zhdukjen e saj në polici.

Dyshimet se ajo kishte rënë në lumë ishin për shkak se familjarët e viktimës kishin gjetur shkopin që i ndihmonte asaj për të ecur, pranë lumit.

Policia që mbrëmë filloi kërkimet me njësitet relevante, ndërsa sot, pas ora 10:30, u gjet trupi i saj.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat