Pejë: Gjendet një person pa shenja jete në shtëpinë e tij

Kronikë e zezë

Pejë: Gjendet një person pa shenja jete në shtëpinë e tij

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Jabllanicë e vogël e Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se viktima është gjetur nga familjarët.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat