Konflikt fizik mes dy personave në Fushë-Kosovë, pati edhe të shtëna me armë zjarri

Kronikë e zezë

Konflikt fizik mes dy personave në Fushë-Kosovë, pati edhe të shtëna me armë zjarri

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 23:29
Ilustrim

Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur sonte në një lokal në Fushë-Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Sipas tij,  deri të gjuajtja me armë dyshohet të ketë ndodhur  si pasojë e një mos marrëveshjeje dhe konflikti fizik mes dy personave.

Në vendin e ngjarjes sipas Kelanit është gjetur edhe një armë zjarri, teksa deri tani thuhet se nuk raportohet për të lënduar

“Ju njoftojmë se me datë 09.02.2023 rreth orës 20:00 , si pasojë e nje mosmarreveshjeje dhe konflikti fizik mes dy personave, dyshohet se ka pasur te shtena me arme zjarri. Rasti është raportuar të ketë ndodhur në një lokal në rr.Nënë Tereza në F.Kosovë. Në vend të ngjarjes kanë dalur njesitet relevante policore, njesia e hetimeve si dhe forenzika të cilët kanë hasur në një armë zjarri në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Vlen të ceket se bazuar në informacionet e deri tanishme nuk ka të lenduar”, ka thënë ai.

Kurse lidhur me rastin janë duke u kryer hetime dhe veprime të mëtejme policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat