E tmerrshme: Djali e rrah babain 89-vjeç në Viti

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Djali e rrah babain 89-vjeç në Viti

Më: 19 janar 2023 Në ora: 22:43
Ilustrim

Pas një mosmarrëveshje, djali e ka sulmuar fizikisht babain e tij 89-vjeçar në Viti.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani tha se dyshohet se autori i ngjarjes ka probleme psikike.

“Është ndaluar për tretman mjekësor në repartin e Neurologjisë në spitalin rajonal të Gjilanit”, tha Osmani.

Ai theksoi se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për “Dhunë në familje”.

Siç raportohet viktima është e moshës 89-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat