Tre persona në Prishtinë grabitin një veturë nën kërcënim të armës, aksidentohen me të

Kronikë e zezë

Tre persona në Prishtinë grabitin një veturë nën kërcënim të armës, aksidentohen me të

Më: 17 janar 2023 Në ora: 10:03
Ilustrim

Një person ka raportuar në Polici se në rrugën “Hazir Haxholli” në Prishtinë, tre persona të dyshuar, nën kërcënim të armës ia kanë grabitur veturën, para të gatshme dhe një telefon celular.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë.

Sipas PK-së, të dyshuarit kanë ikur me veturë nga vendi i ngjarjes, mirëpo janë aksidentuar në rrethojën e një kompanie private ku edhe e kanë braktisur veturën.

“Rr. Hazir Haxholli, Prishtinë, 16.01.2023 – 19:36. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se është ndaluar në rrugë nga tre persona të dyshuar të panjohur dhe në kërcënimin e armës i kanë marrë makinën, para të gatshme dhe një telefon celular. Pas kryerjes së veprës të dyshuarit me veturën e viktimës kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke u aksidentuar në rrethojën e një kompanie private ku e kanë braktisur veturën. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat