Prishtinë, një 45-vjeçar sulmohet me mjet të mprehtë, vetëdorëzohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Prishtinë, një 45-vjeçar sulmohet me mjet të mprehtë, vetëdorëzohet i dyshuari

Më: 14 janar 2023 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar ka pësuar lëndime sonte në Prishtinë, pasi është sulmuar nga një mjet i mprehtë.

Lajmin për kp e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se personi i dyshuar lidhur me rastin është vetëdorëzuar në Polici.

Sipas Ahmetit, burri 45-vjeçar është dërguar për tretman mjekësor.

Sot rreth orës 17 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia aktualisht është duke intervistuar personin e dyshuar i cili para pak minutash ësthë vetëdorzuar në polici.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat