Rrëmbimi në Pejë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Rrëmbimi në Pejë, arrestohen dy persona

Më: 6 janar 2023 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, një 16-vjeçar me iniciale E.N. është rrëmbyer në Pejë nën kërcënimin e armës.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët janë duke u marrë në pyetje.

Kjo është konfirmuar për Klankosova nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Aktualisht jemi në fazën e veprimeve intensive hetimore për këtë çështje penale. Policia e Kosovës me herët ka arrestuar dy persona për ketë rast, të cilët momentalisht gjenden në Stacion Policor duke u marrë në pyetje. Prokurori i shtetit këtë rast e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”. Kaq mund të ndajmë informata për momentin”, ka thënë Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat