Therja në Istog, tre persona të arrestuar

Kronikë e zezë

Therja në Istog, tre persona të arrestuar

Më: 5 janar 2023 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për një therje në Saradran të Istogut.

Rastin në polici e kishte paraqitur nëna e viktimës.

“Saradran, Istog 04.01.2023, 17:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga persona të panjohur.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat