Prishtinë, vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

Prishtinë, vrasje në tentativë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një i mitur dje ka pranuar tretman mjekësor, pasi është therur me thikë në Prishtinë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur, pas një zënke është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, dhe të njëjtit e kanë therur me thikë viktimën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar.”, ka bërë të ditur Policia.

Në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti do të vazhdojë të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat