Kronikė e Zezė

Tė pandehurit pėr krim tė organizuar nė arrest shtėpiak

Bota Sot | 21.10.2012 21:37
Tė pandehurit pėr krim tė organizuar nė arrest shtėpiak

Gjykata e Qarkut nė Pejė ka caktuar masėn e arrestit shtėpiak prej 30 ditėsh pėr dy tė pandehurit Hajdar dhe Remzi Thaēi, tė cilėt dyshohen pėr veprat penale “krim i organizuar”, “trafikim me qenie njerėzore” dhe “armėmbajtje pa leje”. Kurse ndaj Mentor Nikajt vazhdon masa e paraburgimit.

Gjyqtarja e EULEX-it e procedurės paraprake, Franciska Fisher, vendosi tė premten qė ndaj tė pandehurve Hajdar dhe Remzi Thaēi tė hiqet masa e paraburgimit dhe ajo tė zėvendėsohet me masėn e arrestit shtėpiak. Ndėrsa ndaj tė pandehurit Mentor Nika vazhdon paraburgimi, pasi qė atij, mė herėt i ishte caktuar masa e arrestit shtėpiak, por nuk e kishte respektuar, percjellė "Jeta nė Kosovė".

Prokuroria Speciale e Kosovės ka filluar hetimet ndaj tre tė pandehurve lidhur me veprat penale “krim i organizuar” nga neni 274, paragrafi 2, lidhur me nenin 23; “trafikim me qenie njerėzore”, nga neni 139, paragrafi 1, lidhur me nenin 23; dhe “armėmbajtje pa leje”, nga neni 328, paragrafi 2.

Prokurori i rastit, Besim Kelmendi, kėrkoi vazhdimin e masės sė paraburgimit, sepse sipas tij, ekziston dyshimi i bazuar se tė pandehurit i kanė kryer veprėn penale, pėr tė cilat janė tė dyshuar. Prokurori kėtė dyshim e bazon nė raportin e masave tė fshehta, ku shihet qartė se si te pandehurit iu siguronin femra klientėve tė tyre pėr shfrytėzim seksual.

Po ashtu, prokurori Kelmendi deklaroi se ka dėshmitarė tė cilėt tregojnė edhe pėr shumėn qė duhet paguar pėr ta marrė njė femėr nga lokali i tė pandehurve. Prokurori i kėrkoi Gjykatės qė tė pandehurve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit edhe pėr njė muaj, pasi qė ekziston dyshimi se ata mund tė ikin, pasi njihen se kanė njė tė kaluar kriminale. “Nėse tė pandehurit gjenden nė liri, mund tė ndikojnė nė hetimin e rastit, nė dėshmitarė, nė fshehjen e provave dhe asgjėsimin e tyre”, shtoi ai.

Avokati Gėzim Kollēaku, si mbrojtės i tė pandehurit Hajdar Thaēi, e kundėrshtoi kėrkesėn pėr vazhdimin e paraburgimit. Sipas tij, prokurori dėshtoi tė argumentojė dyshimin e bazuar se klienti i tij ka kryer vepėr penale. “Po ashtu, i mbrojturi im nuk ka njė tė kaluar kriminale ashtu siē pretendon prokurori. Kur kjo thuhet, duhet te argumentohet”.

Avokati Muharrem Hoti, mbrojtės i tė pandehurit Remzi Thaēi, deklaroi se ndaj klientit tė tė tij nuk ka dyshim tė bazuar qė ka kryer vepėr penale.

Edhe avokatėt e tė pandehurit Mentor Nikaj kėrkuan qė paraburgimi tė zėvendėsohet me ndonjė masė tjetėr, si paraqitja nė stacionin e policisė pėr ēdo ditė, apo me arrest shtėpiak.

I pandehuri Hajdar Thaēi deklaroi se asnjėherė nuk ka qenė i akuzuar pėr ndonjė vepėr penale, siē aludon prokurori. “Unė jam i pafajshėm”, deklaroi ai. Ndėrsa Nikaj shprehu keqardhje qė mė herėt e ka shkelur masėn e arrestit shtėpiak, tė caktuar nga kjo gjykatė. I pandehuri Remzi Thaēi nuk u deklarua fare.

Pasi dėgjoi palėt, gjyqtarja e procedurės paraprake, Franciska Fisher, vendosi qė Hajdar dhe Remzi Thaēi tė lirohen nga paraburgimit dhe tė vendosen nė arrest shtėpiak, duke konsideruar se kjo masė ėshtė e mjaftueshme. Ndėrsa pėr Nikajn vazhdon masa e paraburgimit.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus