Vozit me shpejtësi prej 137km/h në zonën 80 km/h, gjobitet me 300 euro

Kronikë e zezë

Vozit me shpejtësi prej 137km/h në zonën 80 km/h, gjobitet me 300 euro

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 16:03
Ilustrim

Gjatë kësaj të shtune, Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka identifikuar një veturë, e cila ishte duke vozitur me shpejtësi prej 137 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.

“Gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Stanovc, gjatë matjes së shpejtësisë me radar, ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 137 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje, thuhet se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tri pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre muajsh.

Mes tjerash, Policia ka theksuar se do të vazhdojë të marrë masa ndëshkimore ndaj të gjithë kundërvajtësve, të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat