E bëri burrin për spital, arrestohet gruaja në Malishevë

Kronikë e zezë

E bëri burrin për spital, arrestohet gruaja në Malishevë

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një grua është arrestuar dje në Malishevë, pasi ka sulmuar fizikisht burrin e saj.

Policia sot ka informuar se burri ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar.

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat