Therret me thikë një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 19:21
Ilustrim

Një person është therrur me thikë në afërsi “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës  18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë”, ka thënë.

Bëhet e ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat