Prishtinasi e harron çantën me 500€ në market, dikush e merr dhe ikën

Kronikë e zezë

Prishtinasi e harron çantën me 500€ në market, dikush e merr dhe ikën

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 09:59
Ilustrim

Një person në Prishtinë ka raportuar në Polici se derisa po bënte blerje në një market, e ka harruar çantën me 500 euro dhe dokumente personale në një pjesë të marketit.

Sipas ankuesit, çantën e ka marrë dikush dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke blerë disa gjëra në një market, e ka harruar çantën e krahut në një pjesë të marketit, sipas ankuesit në çantë ka pasur 500 € si dhe dokumente personale.

Pastaj një i dyshuar, deri më tani i pa njohur, e ka marrë çantën dhe ka ikur në drejtim të pa njohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat