Kërcënon me thikë mësuesen, arrestohet 17-vjeçari

Kronikë e zezë

Kërcënon me thikë mësuesen, arrestohet 17-vjeçari

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 20:20

Policia e Tiranës ka arrestuar një 17-vjeçar, pasi ka kërcënuar mësuesen e tij me thikë. Sipas burimeve të policisë, minoreni me inicialet A.S, 17 vjeç, është nxënës i shkollës “Sandër Prosi”.

Ky i fundit ka kërcënuar mësuesen Blerta Gjata, e cila e ka denoncuar atë në polici. Ende nuk dihen motivet e kërcënimit, ndërkohë që policia është duke marrë në pyetje adoleshentin.

Dhuna brenda ambienteve të shkollës është bërë një fenomen shumë shqetësues vitet e fundit, teksa përveç sherreve massive me mjete të ftohta me njëri-tjetrin, shpesh herë ata janë konfliktuar edhe më mësuesit e tyre, si në këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat