Arrestohet në Prishtinë një person i dyshuar për grabitje

Kronikë e zezë

Arrestohet në Prishtinë një person i dyshuar për grabitje

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 17:49

Sot rreth orës 10:00, hetuesit policor të stacionit të veriut në Prishtinë, kanë arrestuar një person si të dyshuar për grabitje.

Rasti ka ndodhur më 7 tetor 2012 në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Nuhi Berisha”, ku dy persona të dyshuar pasi e kanë ndaluar viktimën (femër), i kanë grabitur nga qafa zinxhirin e arit (në vlerë rreth 500 euro).

Pas një pune intensive, hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin G. M, i mitur, shtetas i Kosovës.

I njëjti është dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti t’i kaloj gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat