Dhunimi i të miturës në Viti, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Dhunimi i të miturës në Viti, arrestohet i dyshuari

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Policia sot informoi se u arrestua një burrë lidhur me rastin e dhunimit të një të miture në Viti.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me datë 24.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”, u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Policia dje ka informuar se një e mitur ka njoftuar se në muajin tetor është dhunuar seksualisht nga një burrë. Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur gjersa ka qenë në vizitë te motra e saj në Viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat