Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra, gjenden gjëra ushqimore me vlerë rreth 14 mijë euro

Kronikë e zezë

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra, gjenden gjëra ushqimore me vlerë rreth 14 mijë euro

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Një rast i kontrabandimit me mallra u parandalua sot në Mitrovicë.

Policia informoi se arriti ta ndalojë automjetin, të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit, të ngarkuar në automjet u gjetën 1040 pako me gjëra ushqimore, me vlerë rreth 14 mijë euro.

“Malli dyshohet që është i kontrabanduar, andaj rasti është adresuar te Dogana e Kosovës që të trajtohet më tej.”, informoi Policia.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganës e Kosovës, siç u potencua, do të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta me qëllim të parandalimit të krimit dhe kontrabandës së mallrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat