Sekuestrohen 10 kilogramë kanabis - Bota Sot
Sekuestrohen 10 kilogramë kanabis

Kronikë e zezë

E mërkurë, 24 gusht 2016

Sekuestrohen 10 kilogramë kanabis

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 14:24

Një sasi bime narkotike kanabis sativa është sekuestruar ditën e sotme në zonën e plazhit të Durrësit. Sasia prej 10 kilogramësh, e ndarë në 10 pako të mbështjella me natriban, u gjet në automjetin me targa TR 7430 E që drejtohej nga 30-vjeçari Robert Cepani, me banim në Sauk të Tiranës, transmeton TCH.

Policia e Durrësit bëri të ditur se mjeti ku u gjet malli i ndaluar lëvizte në aksin rrugor Kavajë-Durrës dhe ishte i destinuar për tregun e brendshëm.

Ndaj Cepanit është vendosur masa e arrestit në flagrancë, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur vendorigjinën e bimës narkotike që dyshohet të jetë jugu i vendit, si dhe persona të tjerë të përfshirë në prodhimin e tregtimin e saj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test