Kapet i dyshuari që kishte ikur nga stacioni policor në Suharekë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Kronikë e zezë

Kapet i dyshuari që kishte ikur nga stacioni policor në Suharekë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 17:35
Ilustrim

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar Xh.G (51-vjecar), pasi i njëjti para tre javësh kishte ikur nga Stacioni Policor në Suharekë.

Lajmi u bë i ditur përmes  një njoftimi nga policia, ku thuhet se i dyshuar u kap të dielën nga hetuesit e policisë së Stacionit Policor Suharekë.

“I dyshuari Xh. G. 51 vjeçar ishte kapur pasi që policia kishin marr informatë për lokacionin se ku gjendej, ai lokalizohet, arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit sipas urdhër arrestit të gjykatës”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, i dyshuari më 20 tetor 2022, pasi që policia në Suharekë e kanë ndaluar në bazë të urdhërarresteve të gjykatës, i njëjti është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës.

“Pas konsultimin me gjyqtarin kompetentë , nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin. Kur i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë”, thuhet tutje.

Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Policia janë vënë në kërkim të tij , ndërsa sot me datë 13.11.2022 është gjet dhe është arrestuar, është intervistuar për dyshimin se ka kryer V. P të paraparë si në Neni 397 Arratisja e personit të privuar nga liria të KPK-së (Kodi. Nr. 06/L-074), dhe se pas intervistimit i pandehuri në fjalë është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat