​Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje në Viti

Kronikë e zezë

​Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje në Viti

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti derisa ka qenë në patrullim në fshatin Debelldeh, ka ndalur të dyshuarin kosovar shqiptar D.Xh. (2001), i cili në dorë mbante një pushkë ajrore të kalibrit 4.5 mm, prodhim turk.

Gjatë kontrollit në çantën e tij zyrtarët policorë po kanë gjetur edhe një revole të kalibrit 9 mm dhe nëntë fishekë të kalibrit 9 mm.

Nga i dyshuari të dyja armët janë konfiskuar si dëshmi për gjykatën. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat