Në pranga 25 vjeçarja e cila lindi në shtëpi dhe heq qafe pjellën e saj

Kronikë e zezë

Në pranga 25 vjeçarja e cila lindi në shtëpi dhe heq qafe pjellën e saj

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 21:52

Ka përfunduar në pranga 25 vjeçarja e cila lindi në shtëpi dhe e hoqi qafe pjellën e saj duke e mbyllur në një zarf plastik dhe e fshehu në dollap.

Policia gjeti trupin e vogël të bebes në shtëpinë e 25 vjeçares në Massafra, ndërsa nëna vrasëse u shtrua në spital si rrjedhojë e hemoragjisë pas lindjes.

Gjithsesi do të jetë ekspertiza ajo që do tregojë nëse bëhej fjalë për një abort spontan, apo një lindje të stimuluar nga gruaja ndërsa foshnja e cila peshonte 2.5 kilogramë sipas mjekëve i kishte të gjitha mundësitë për të mbijetuar.

Gruaja kishte shkuar fillimisht në spital por nuk kishte treguar për lindjen që kishte kryer në shtëpi, por mjekët e kuptuan direkt çfarë kishte ndodhur dhe njoftuan policinë ku dhe u gjet bebja e “paketuar”, nga ku u hodh dyshimi se gruaja nuk e donte atë, pavarësisht se kishte edhe dy fëmijë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Taranto të Italisë, ku gruaja shkoi në spital si rrjedhojë e hemoragjisë, ndërsa fshehu në mënyrë kategorike faktin se kishte lindur, por gjatë kontrollit në apartament u gjetën gjurmë gjaku dhe fetusi i pajetë i mbyllur në dollap.

Gruaja u pyet vazhdimisht nëse kishte lindur apo abortuar, por ajo nuk dha asnjë informacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat