Aksidenti në Lushnje, pranga autorit

Kronikë e zezë

Aksidenti në Lushnje, pranga autorit

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 17:50

Autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Karbunarë të Lushnjës, me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve është arrestuar nga policia lokale. Altin Nezha 41 vjeç u gjet i fshehur në një kasolle bagëtish në stan Karbunarë të Lushnjes, në një gjendje të traumatizuar dhe për këtë arsye ai është dërguar menjëherë në spital.
Viktimat e këtij aksidenti rrugore u janë Tomorr Nezha 30 vjeç dhe Ermir Daja 25 vjeç, kurse të plagosurit Esmeralda Visha 20 vjeçe dhe Ergest Nezha 30 vjeç. Sipas policise automjeti tip “Audi” me targa AA 310 EL është përplasur me dy motorra në të cilët udhëtonin nga dy persona. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin Altin Nezha ishte larguar nga vendngjarja, por vetëm 200 metra me larg nga vendi i ngjarjes mjeti i tij është përplasur në një urë. Për këtë arsye ai e braktisi makinën dhe fshihet ne stanin e bagëtive derisa gjendet nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat