Përleshje në Çagllavicë, njëri nga ta theret me thikë

Kronikë e zezë

Përleshje në Çagllavicë, njëri nga ta theret me thikë

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Pesë persona janë përleshur të mërkurën në Çagllavicë, ku si pasojë njëri nga ta është lënduar me thikë, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe dy të tjerë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të lënduarve iu është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa me rekomandim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. 

“Çagllavicë, 02.11.2022 – 15:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovar janë përfshirë në një rrahje. Si pasojë e përleshjes njëri nga të dyshuarit është therur me thikë ndërsa dy të dyshuar tjerë kanë pësuar lëndime. Të dyshuarve të lënduar iu është ofruar tretmani mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat