Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas biçiklistin, plagoset 65 vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas biçiklistin, plagoset 65 vjeçari

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 00:05
Pamje nga aksidenti

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme (28 tetor 2022) pranë fshatit Bulgarec të Korçës.

Një mjet ka përplasur një biçikletë e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës.

"Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë fshatit Bulgarec, Korçë, shtetasi A. Ç., rreth 33 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Fiat", ka aksidentuar biçkilistin D. A., rreth 65 vjeç,", njofton policia.

I lagosuri është dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin A. Ç., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Image
Pamje nga aksidenti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat