Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra

Kronikë e zezë

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Hani i Elezit,në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kriminalitetit ndërkufitar, me theks të veçantë të kontrabandës, kanë intensifikuar patrullimet dhe operacionet policore në teren.

Siç njofton Policia e Kosovës, sot rreth orës 08:20 njësia policore patrulluese në fshatin Seqishtë-Hani i Elezit, ka ndaluar një automjet me targa vendore - postë e shpejtë, ku janë hasur mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

“Gjatë kontrollit janë gjetur: tekstil, këpucë, pajisje elektronike etj. Me urdhër të prokurorit kujdestar, iniciohet rasti ‘kontrabandim me mallra’, malli konfiskohet dhe i dorëzohet pikës doganore, ndërsa personi i dyshuar lirohet ne procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK-ja.

Bëhet e ditur se rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje dhe Dogana e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat