Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje në orën 15:20 në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, me inicialet SH.T (M/K) i moshës 32 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.’ me dënim burgimi prej dyzet ( 40 ) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat