81-vjeçari në Prishtinë gjendet i vdekur, dyshohet se u rrëzua nga katër metra lartësi

Kronikë e zezë

81-vjeçari në Prishtinë gjendet i vdekur, dyshohet se u rrëzua nga katër metra lartësi

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 23:18
Ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një familje në kryeqytet, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para është rrëzuar nga një lartësi prej disa metrash.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë.

Media mëson se viktima ka qenë duke punuar në një lartësi, në momentin kur është rrëzuar dhe fatkeqësisht nuk iu ka bërë ballë plagëve të marra.

Lidhur me rastin, sipas të njëjtave burime Policia ka marrë deklaratat e disa dëshmitarëve, teksa trupi i pajetë është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” dhe trupi është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat