Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ka të lënduar

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 22:31
Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova” mbrëmjen e së premtes.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Në ora 20:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë. Njësi policore e trafikut, nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia po e trajton rastin”, njoftoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat