Zhvarroset një foshnjë në Istog, nisin hetimet për vdekjen

Kronikë e zezë

Zhvarroset një foshnjë në Istog, nisin hetimet për vdekjen

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një foshnjë është zhvarrosur në Istog, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë, foshnja ka vdekur më 8 gusht të këtij viti dhe se zhvarrosja është bërë me qëllim të hetimit të vdekjes.

Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES – Istog 08.08.2022 – 04:50. Me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, një foshnje është zhvarrosur më 05.09.2022 dhe është dërguar në IML për autopsi. Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat