​Policia e Kosovës arrestoi një të dyshuar për kontrabandim me medikamente

Kronikë e zezë

​Policia e Kosovës arrestoi një të dyshuar për kontrabandim me medikamente

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprave të kundërligjshme dhe kontrabandës në pikat kufitare, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

Të hënën është pranuar një informacion se nga fshati Debëlldeh i Vitisë, janë duke lëvizur disa automjete të dyshuara. Dyshohej se kishte të ngarkuar mallra të kontrabanduara të sjella nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale, në ndërkohë që dy automjete të tjera kanë bërë përcjelljen e saj.

Si rezultat i veprimeve të marra, njësitë policore kanë arritur që ta ndalojnë automjetin e dyshuar me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, me ç’rast gjatë kontrollimit janë gjetur një sasi e konsiderueshme e medikamenteve të llojeve të ndryshme.

Prokurori ka urdhëruar që personi i dyshuar të ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar të dërgohet në terminalin doganor.

Njoftimi i policisë:

Me datën 5 shtator 2022 rreth orës 19:40 është pranuar një informacion se nga fshati Debëlldeh-Viti janë duke lëvizur disa automjete të dyshuara, në mesin e tyre njëra dyshohej se kishte të ngarkuar mallra të kontrabanduara të sjella nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale, në ndërkohë që dy automjete të tjera kanë bërë përcjelljen e saj.

Pas pranimit të kësaj informate njësitë operative nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-taktike me ç’rast janë realizuar prita dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe në rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë.

Si rezultat i veprimeve të marra, njësitë policore kanë arritur që ta ndalojnë automjetin e dyshuar me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, me ç’rast gjatë kontrollimit janë gjetur një sasi e konsiderueshme e barërave të llojeve të ndryshme (24 lloje të barërave si: Daleron, Xanax, Sintrom 4, Kalcium Karbonat, Dilakor 0.25mg, Andoll 100 mg, Promolut Nor 5mg, Helex 0.25 mg etj.) të cilat janë sjellë në mënyrë ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent i cili ka urdhëruar që personi i dyshuar të ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar të dërgohet në terminalin doganor. Rasti i kompletuar i dërgohet njësive kompetente për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat