Arrestohet një person në Istog për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Istog për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Një person me inicialet L.G është arrestuar në një fshat të Istogut, pasi dyshohet se përmes rrjetit social ka kontaktuar me viktimën femër, ku gjatë atyre bisedave me video, i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

Sipas Policisë, pas raportimit të rastit, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, nga ankuesi mashkull kosovar se vajza e tij është ngacmuar përmes rrjeteve sociale nga një mashkull i panjohur, policia ka iniciuar rastin ‘ngacmim’ më 31 gusht dhe ka filluar hetimet rreth zbardhjes së rastit.

“Rasti më pas është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike. Hetuesit policorë pas veprimeve hetimore intensive kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin L.G., (mashkull kosovar, nga një fshat i Istogut), i cili dyshohet se përmes rrjetit social ka kontaktuar me viktimën femër.

Gjatë atyre bisedave me video, i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’. I dyshuari është arrestuar sot, më 02.09.2022 dhe si provë materiale është konfiskuar një telefon celular. Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori i dyshuari është dërguar në ndalim policorë”, thuhet në njofitm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat