​Arrestohen katër të dyshuar për tentim-grabitje në Obiliq

Kronikë e zezë

​Arrestohen katër të dyshuar për tentim-grabitje në Obiliq

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme Prishtinë, kanë arrestuar sot katër persona të dyshuar për veprën tentim-grabitje, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Operacionet janë realizuar në fshatin Jezerc dhe Prishtinë, ku janë arrestuar personat e dyshuar se janë përfshirë në një tentim grabitje, më 23 qershor 2022, në zyrat e një poste në Mazgit të Obiliqit.

Personat e arrestuar F.C, 31-vjeç, R.A, 32-vjeç, K.Sh, 27-vjeç dhe Z.Z, 21-vjeç, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Polica ka ndërmarrë këtë aksion në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat