Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim të parave

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim të parave

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale falsifikimi i parasë.

Sipas Gjykatës masa e paraburgimit do të llogaritet prej kohës së arrestimit 23.08.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 23.09.2022, ndaj të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale falsifikimi i parasë nga neni 296 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, thuhet në njoftimin për media.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat