​Kërcënoi drejtorin e Spitalit të Gjakovës, arrestohet

Kronikë e zezë

​Kërcënoi drejtorin e Spitalit të Gjakovës, arrestohet

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 09:55
Ilustrim

Një person është arrestuar dje në Gjakovë, pasi ka kërcënuar drejtorin e Spitalit Rajonal Gjakovë.

Rastin e ka raportuar në Polici vet drejtori i spitalit.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

“Ankuesi mashkull kosovar Drejtor i Spitalit Rajonal Gjakovë, ka informuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat