Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi për kontrabandim me migrantë

Kronikë e zezë

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi për kontrabandim me migrantë

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.E., shtetas i Republikës së Kosovës,  për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Sipas aktakuzës,  më 30 qershor 2022, “në aksin rrugor Malishevë-Gjurgjicë, i pandehuri K.E., është zënë duke kontabanduar migrantë, me automjetin e tij, furgon të llojit “Mercedes”, ku kishte bërë marrëveshje paraprake me migrantët, për shërbimin e transportit dhe për shumën e parave që duhet të paguanin. I njëjti, nga fshati Dobroshë, Komuna e Prizrenit, i merr (34) tridhjetekatër shtetasit e huaj, Sirian, të dëmtuarit, A.B., M.B., I.A., A.H., M.A., A.A., A.A., M.D., O.K., A.A., M.A., F.K.,T.S., M.GJ., M.J.,T.A., A.A., A.B.,A.SH., H.A., Y.A., M.A., A.M., M. Rr., H.H., H.K., A.F., B.H., T.H., I.H., S.Y., M.Y., M.A.,A.M., për ti transportuar në drejtim të Mitrovicës, ku të njëjtit kishin synuar të shkonin në Serbi, e më pastaj në ndonjë nga shtetet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

“I pandehuri ndalohet nga policia, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku rezultoi se po kontabandonte me shtetas Sirian. Ndaj të pandehurit E.K., Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka parashtruar kërkesë  për caktimin e masës së paraburgimit,  dhe nga data 30 qershor 2022 gjendet në paraburgim”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri K.E., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat