Arrestohet një person për sulm ndaj personave zyrtar

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për sulm ndaj personave zyrtar

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 13:18
Ilustrim

Policia e stacionit në Kaçanik, sot në ora 05:50 të mëngjesit ka pranuar një informacion se në fshatin Kaçanik i Vjetër të Kaçanikut ishte një rast i sulmit të personave zyrtar, roje të pyjeve.

Në lidhje me këtë, policia ika marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet M.K ( M/K) i moshës 56 vjeçar,  i cili kishte sulmuar dy zyrtarët, roje të pyjeve me inicialet A.T (M/K) i moshës 37 vjeçar dheSh.K ( M/K) i moshës 33 vjeçar, por pa ju shkaktuar lëndime trupore, të cilët gjatë kryerjes së detyrave zyrtare kishin ndaluar personin e dyshuar që po transportonte drunjëilegalisht,e të cilat më pas janë konfiskuar.

I dyshuariështë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pasintervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjtiështë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa si prova materiale janë konfiskuar një sëpatë, dy thika dhe një llambëndriçuese .

Rasti është cilësuar ‘’Sulm ndaj personave zyrtar’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat