E kishte marrë pasaportën zvicerane të dikujt tjetër, ndalohet një grua në aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

E kishte marrë pasaportën zvicerane të dikujt tjetër, ndalohet një grua në aeroportin e Prishtinës

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një grua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nën dyshimin se pasaportën e saj zvicerane ia ka dhënë në shfrytëzim një të dyshuarës tjetër, shtetase e Shqipërisë.

E dyshuara është ndaluar të hënën në Aeroportin e Prishtinës nga Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin e dyshimit të “Falsifikimit të dokumentit” është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.

Të cilët kanë vendosur që rastin ta procedojnë në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat