Të shtëna me armë në Ferizaj, shoqërohet në polici 30 vjeçari

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Ferizaj, shoqërohet në polici 30 vjeçari

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Në mbrëmjen e së enjtes ka pasur të shtëna me armë në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt.

Policia njofton se pas veprimeve të nevojshme kanë shkuar tek vendi i ngjarjes dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin që ka shtënë me armë.

“Në lidhje me ketë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit nga  Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. Policët hetues kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar që ka shtënë me armë dhe si prova materiale, arma me tetë (8) fishek i janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me inicialet E.B i moshës 30 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat