Paraburgim ndaj 62-vjeçarit që ngacmoi seksualisht 17-vjeçarin në Podujevë

Kronikë e zezë

Paraburgim ndaj 62-vjeçarit që ngacmoi seksualisht 17-vjeçarin në Podujevë

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 10:55
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, ia ka caktuar një muaj paraburgim 62-vjeçarit me inicialet D.B., i cili dyshohet për ngacmim seksual të një 17-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur më 25 korrik, 2022.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, nga momenti i ndalimit të tij, të pandehurit D.B, masa e paraburgimit i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet më komunikatën për media të gjykatës.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës së ndjeshme – i mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të pandehurin në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat